Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe të përshtatjes së ambienteve për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u arrestuan në flagrancë tre persona dhe u proceduan penalisht dy të tjera.