Situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë e rënduar. Shifrat flasin për një situatë të rënduar e ku frika e kolapsimit të sistemit shëndetësor nuk mund të jetë më një hipotezë. Në harkun e 24 orëve të fundit janë regjistruar 321 raste të reja të prekur nga covid 19, ndërsa ashtu si edhe një ditë më parë janë shënuar 9 humbje jete, duke e cuar në 527 numrin e viktimave që në nisje të pandemisë.