Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara në Leposaviq, ku janë gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake. Raportohet se më 19 dhjetor (2025), rreth orës 22:07, zyrtarët e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë patrullimit në fshatin Rvatska kanë gjetur në një shtëpi të pabanuar 1 armë gjuetie, 1 karabinë, 1 armë AK-47, 240 fishekë, 1 palë dylbi. Më pas policia njofton, se dy ditë më pas, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 (një) pushkë ajrore, mekanizëm për barut, 1 (një) thikë ushtarake, 1 (një) frotroll për revole. Autoritetet njoftojnë se ende nuk ka persona të arrestuar, dhe se hetimet vijojnë nën mbikëqyrjen e prokurorit të Shtetit.