Një lloj i ri i mutacionit Omicron është identifikuar në të paktën pesë vende në Europë dhe ka të ngjarë të dominojë në javët e ardhshme. Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, paralajmëroi të shtunën se ky variant ka të ngjarë të kontribuojë në një rritje të numrit të rasteve të COVID-19 në javët apo muajt e ardhshëm.