Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 27-tën herë të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në seancën konstituive të 4 qershorit, partitë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të marrë 61 vota të nevojshme në disa votime të hapura.