Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes, kryesisht të pajisjeve elektrike, në lagjet e qytetit të Vlorës. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte pajisjet për t’i shitur. Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë 49-vjeçari që dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, pajisjet e vjedhura.