Serbinë e presin kohë fatale! Kështu është shprehur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë një ekspozite të armëve dhe pajisjeve luftarake të Serbisë në qytetin e Nishit. Për këtë kreu I shtetit serb u shpreh se është koha që të gjithë ata që e duan Serbinë të bëhen bashkë për të mbrojtur interesat e saj, duke paralajmëruar krijimin e një lëvizje të përbashkët.