Bashkimi Europian zyrtarizoi të hënën kushtëzimin e integrimit të Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Vendimi i Brukselit nuk e gjeti të papërgatitur Beogradin, madje Aleksandër Vuçiç e ka shpërfilluar dhe nënvlerësuar atë, duke kërkuar që të kushtëzohet edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës me ngritjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. ‘Na presin kohë të vështira përpara, por ne do t’i tregojmë botës se si mbrohen interesat kombëtare e shtetërore të Serbisë’, tha ai.