Për Serbinë, ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është jetike. Deklarata është bërë nga ministry I punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, këtë të enjte, gjatë një vizite në Moskë. Daçiqi u takua me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, ku e falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur për Serbisë në lidhje me integritetin territorial dhe sovranitetin e saj, si dhe për çështjen e Kosovës.