Gjykata e Lartë e Krajlevës iu komunikoi masën e paraburgimit tre policëve të Kosovës, të cilët u arrestuan nga forcat serbe dy ditë më parë. Vendimi u mor nga gjyqtari i cështjes, i cili pranoi kërkesën e prokrorit publik të këtij qyteti. Tre punonjësit e policisë dyshohet se kanë kryer veprat penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.