“Në zonat me shumicë serbe, kushtet sociale kanë krijuar hapësirë për Serbinë dhe Listën Serbe që të ushtrojnë presion të papërshtatshëm mbi votuesit”, ka qenë një nga pikat e nënvizuara në raportin final të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian. Shefja e Misionit, Natalie Loiseau tha se kanë vërejtur politizim të institucioneve kyçe të përfshira në zgjedhje.