“Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë”, ka qenë kjo deklarata e deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko. Deputeti tha për Radio Evropa e Lirë se Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të. “Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, u shpreh deputeti, duke iu referuar trendit në Serbi. “Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.