Përfaqësuesi i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është shprehur i lumtur me dakordësinë e arritur nga Prishtina dhe Beogradi për zbatimin e Deklaratës së vitit 2023 për Personat e Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Lajçak tha se negociata për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit ishte “një hap i rëndësishëm që përfundimisht do të sjellë një përmbyllje për familjet”. Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta.