Nga Austria, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri I Kosovës Albin Kurti bëri thirrje për më shumë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që të nënshkruajë marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Brukseli. Ai tha se Kosova mbetet e rrezikuar nga Serbia dhe përshkallëzimi i situatës në veri gjatë këtij viti, tensionon edhe më shumë situatën.