‘Serbia nuk është duke eksportuar më armë’, ka deklaruar presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiç të hënën e 23 qershorit (2025). I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur anë në konfliktin Izrael–Iran përmes eksportit të municionit drejt Izraelit, presidenti serb tha se shteti ka pezulluar të gjitha eksportet dhe se municionin po e dërgon vetëm në kazermat e ushtrisë serbe.