Top News – Serbia, si Rusia para pushtimit të Ukrainës / Gërvalla: Ushtria e tanket serbe në kufi
02/10/2023 13:17

Dislokimi i trupave serbe në kufirin e Kosovës, kujton atë që bëri rusia me ukrainën para pushtimit të saj, thotë ministrja e jashtme e Kosovës duke i kërkuar Bashkimit Evropian të marrë masa kundër beogradit, një ndër to, ngrirja e statusit të kandidatit. Paralajmërimi, që agjencia e lajmeve Reuters përcjell, vjen pasi SHBA tha të premten se po monitoronte lëvizjet shqetësuese të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me kosovën, që po destabilizon zonën dhe nato tha se ka autorizuar trupa paqeruajtëse shtesë për Kosovën. “Nuk ka patur kurrë një përqendrim të tillë trupash, në vitet e fundit”, citon Reuters, ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, të ketë thënë në një intervistë për transmetuesin gjerman Dojclandfank. “Armët që ata kanë atje, tanket, na japin një ndjesi të keqe sepse nuk e dimë se si komuniteti ndërkombëtar do të reagojë”. Ajo tha se nuk është vetëm përqendrimi i trupave në kufi të kosovës, por edhe retorika e serbisë dhe metodat e saj që i ngjasojnë sjelljes së rusisë kundrejt ukrainës. “Ndaj është e rëndësishme që të merren hapat e nevojshëm”, thotë ajo. Presidenti serb, Aleksander Vucic, tha javën e kaluar se nuk ka ndër mend të urdhërojë forcat e tij të kalojnë kufirin me kosovën sepse një përshkallëzim i konfliktit do të dëmtonte aspiratat e beogradit për tiu bashkuar BE-së. Tensionet janë të larta mes dy vendeve që pas betejës mes policisë dhe serbëve të armatosur të strehuar në një manastir, që e kthyen një fshat të qetë në kosovën veriore në një zonë lufte, 10 ditë më parë – shkruan Reuters.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07