Zija e shpallur në Beograd për vrasjen e terroristëve serbë nga policia e Kosovës, vlerësohet nga kryeministri Edi Rama si sinjali më i keq që mund të jepte Serbia për komunitetin euro-atlantik. Rama shprehet se në ndërkohë që Serbia duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e grupit kriminal, shpallja e zisë nuk bën gjë tjetër veçse i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur.