Bashkimi Europian vlerëson se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Ohrit me qasjen dhe lobimin e fortë që ndërmori në Këshillin e Europës për të mos pranuar statusin e të ftuarës speciale të Kosovës. Aplikimi i Kosovës për këtë status në komitetin për çështje politike dhe demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ishte në agjendën e mbledhjes që ky komitet zhvilloi këto ditë në Paris. Por, pak orë para nisjes së mbledhjes, agjenda ndryshoi dhe kërkesa e Kosovës për statusin special nuk u mor në shqyrtim fare.