“Hero që luftoi për Serbinë”, e jo kriminel lufte, e kanë përshkruar autoritetet në Serbi gjeneralin Nebojsha Pavkoviq, i cili mbërriti në Beograd me avion qeveritar pas lirimit të parakohshëm nga burgu për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ai u prit në Beograd me banderolë dhe falenderime nga liderë politikë, duke lënë në hije krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, për të cilat ai është dënuar.