Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka paralajmëruar së fundmi Serbia po u dhuron disa vende afrikane mijëra doza vaksinash, me kusht që të tërhiqen nga njohja e Kosovës. Deklaratat e Osmanit erdhën gjatë një vizite zyrtare në Kanada dhe pasojnë paralajmërimet e shumë ekspertëve se presidenti Aleksandër Vucic po shfrytëzon pandeminë dhe shpërndarjen e vaksinave, për të bindur shumë vende që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Serbia po i përdor vaksinat për të forcuar marrëdhëniet me vendet në nevojë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi për të ndjekur interesat e saj