Zëvendës ministri i mbrojtjes në Kosovë, Shemsi Syla, e konsideron absurde kërkesën e serbisë për vendosjen e trupave në kosovë dhe thotë se kthimi i ushtrisë serbe është i pamundur. Por sipas tij, e gjithë kjo është një lojë e presidentit serb, i cili po përpiqet të ndezë tensionet.