Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ngriti alarmin se Milan Radojçiç po planifikon sulme të tjera në Kosovë, bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste të mbrojtjes civile, të cilët po paguhen rreth 2 mijë euro në muaj. Në një konferencë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Kurti deklaroi se këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi. “Pas sulmit terrorist dhe kriminal, Milan Radojçiq u lirua nga Gjykata Serbe në kohë rekorde.