Serbia po investon ndjeshëm dhe me ritme të shpejta në armatim. Lajmin e dha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili teksa prezantonte strategjinë kombëtare, vuri theksin te siguria, duke zbuluar se përgjatë tre muajve të fundit, Serbia ka investuar më shumë se 6 miliardë euro për armë dhe pajisje. Sipas tij, synimi është që vendi të shpenzojë mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, në një kohë që tensionet gjeopolitike sa vijnë e shtohen.