Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shprehur dëshirën për krijimin e një aleance apo pakti ushtarak. Pas Vuçiçit, edhe presidenti i Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, paralajmëroi se ky entitet do të kërkojë të përfshihet në një marrëveshje ushtarake dhe sigurie me Serbinë dhe Hungarinë.