Albin Kurti vijon të akuzojë Serbinë, për agresion dhe se sipas tij po pret momentin për të hyrë në Kosovës. Këtë pretendim ai e mbështet në faktin se Serbia ka ngritur shumë baza ushtarake në kufi me Kosovën, teksa për këtë kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët. Në një intevistë të përbashkët me ish-gjeneralin Ëesley Clark dhënë për CNN, Kurti kërkon që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për t’I bërë presion Serbisë që të largojë bazat ushtarake nga kufiri.