Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shprehet se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “shkolla ruse” për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit po dështon. Deklarata e Sveçlës vjen pas largimit të barrikadave të ekstremistëve serbë dhe hapjes më pas të pikave kufitare të Merdarës dhe Bërnjakut.