Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend më 12 tetor, këtë të dielë. Këto deklarata, presidentja I bëri gjatë takimit me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në një postim në FaceBook, Presidenca e Kosovës, shkruan se Osmani vuri theks të veçantë te ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës.