Albin Kurti thirri mbrëmjen e së dielës një mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme që mund të cenojnë dhe prekin edhe Kosovën. Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se temë e diskutimit ishte sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe implikimet e këtij akti për paqen e sigurinë globale e rajonale.