Kosova e Serbia janë përplasur edhe në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbrëmjen e së martës, teksa diskutohej raporti gjashtëmujor nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres. Kosova nëpërmjet kryediplomates Donika Gërvalla, akuzoi Serbinë se “nuk ka ndryshuar” dhe po vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, “jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”. Për këtë u mor rasti Banjska si shembull.