Serbia është në konfronitim të hapur me Gjermaninë por edhe me vendet e tjera perëndimore pas reagimeve të ashpra nga aleatët e Kosovës për kërkesën për rikthimin e trupave serbe. Presidenti Aleksandër Vucic dhe kryeministrja Ana Brnabic dolën me kritika të ashpra ambasadorit gjerman në Kosovë, për qëndrimet e tij ndaj barrikadave në veri të Kosovës dhe ndaj kërkesës së Serbisë për të kthyer një numër ushtarësh në Kosovë.