Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka njoftuar se Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese për furnizim me gaz nga Rusia, duke e kthyer Moskën si furnizuesen kryesore të Beograditit me gaz natyror. Vuçiç tha se marrëveshja u arrit pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas marrëveshjes së re tre mujore, Serbia do të mund të importojë 6 milionë metra kub gaz nga Rusia. Vuçiç tha se çmimi i gazit do të jetë ndërmjet 320 dhe 330 dollarë për 1 mijë metra kub.