Një rezolutë e re për gjenocidin serb në Srebrenicë, pritet të votohet të Shpejti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sipas kësaj rezolute, kërkohet që 11 korriku të shpallet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Sreprenicë, denim të të gjithë atyre që mohojnë gjenocidin si dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore. Kjo rezolutë është përpiluar nga Gjermania dhe Ruanda, teksa poashtu për miratimin e rezolutës janë angazhuar Britania, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Shqipëria, Franca dhe shumë shtete të tjera me shumicë myslimane. Rezoluta mund të hidhet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fund të këtij muaji.