Tubimi I mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Athinë të dielën ka shqetësuar Serbinë. Zvendëskryeministri I kabinetit të ri qeverisës, Aleksandër Vulin, I shpallur non grata nga SHBA, reagoi ashpër duke kritikuar Greqinë që lejoi mbajtjen e mitingut pasi tregoi qartë krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ai ftoi qeverinë greke që të formojë një aleancë anti-shqiptare me Serbinë. Sipas tij, njohja e Kosovës nga Greqia dhe pranimi I saj Këshillin e Europës do të ishte një hap drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe “Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës.