Heqja e masës së ndalimit të importeve nga Serbia në muajin tetor të këtij viti, duket se ka dhënë edhe efektet e para jo vetëm në Kosovë, por edhe për ekonominë shqiptare. Monitor, ka sjellë një vëzhgim të të dhënave zyrtare, të cilat tregojnë rritje të pranisë së mallrave serbe në Kosovë, por përballë këtij realitetit të ri, ka një rënie graduale të pranisë së produkteve shqiptare në tregun kosovar.