Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i ka drejtuar një mesazh protestuesve serbë në Jarinjë e Bërnjak që prej dy javësh tashmë mbajnë të bllokuara rrugët në veri. Protesta e tyre erdhi pas vendimit të qeverisë së kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e mjeteve që hyjnë nga serbia në Kosovë. Dhe presidenti Vucic, ka tani për serbët protestues vetëm falenderime. Ai madje i inkurajon ata duke thënë se gjithcka që ka sot serbia, e ka fituar me luftë.