Serbia, vlerësohet si pengesa më e madhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, sipas institutit gjerman ‘Aspen’. Edhe pse ka bërë progres në disa fusha, Kosova përballet ende me pengesa, ku peshën më të madhe e zë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Sipas institutit gjerman, i njëjti argument vlen edhe për Serbinë.