Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina refuzuan të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët me 11 përfaqësuesit e shteteve të tjera të europës juglindore, që u pritën në Tiranë nga presidenti i republikës, Bajram Begaj. Në samit, shumica e vendeve pjesëmarrëse ranë dakord se çështja e sanksioneve të vendosura nga Kosovës, është e padrejtë, teksa presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj bëri thirrje edhe për dhënien e statusit të vendit kandidat.