“Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste”, është shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim të mbajtur para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten. Presidentja tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO.