Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor rrezikohet të shndërrohet në një tjetër vatër konflikti, duke iu referuar synimeve të Vladimir Putinit për të larguar sa më shumë vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Deklarata e Osmanit u bë në Forumin Diplomatik që po mbahen në Antalia të Turqisë, teksa presidentja e Kosovës nuk ngurroi ta etiketojë Serbinë, një dorë të zgjatur të Rusisë në Ballkan, që synon të destabilizojë rajonin.