Veprimet dhe qëndrimet e Albin Kurtit në veri të Kosovës, që me futjen në godinat e komunave të zgjedhurve shqiptarë e deri tek kontrollet e herëpashershme nga ku janë shkatërruar baza të shumëta armatimi, kanë gjetur mbështetjen e Gjeneralit që udhëhoqi sulmet e NATO-s mbi Serbinë, Ëesley Clarck. Qëndimin e tij Clark e ka mbyjtur në një intervistë për Radio Europa e Lirë, teksa shprehet se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.