Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur alarmin se Serbia po përdor të njëjtat taktikat si Rusia për të frikësuar Kosovën. Në një intervistë për The Sun ajo ka thënë se një situatë e rrezikshme po krijohet në Ballkan. Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është “thellësisht i lidhur” me Putinin. Serbia, thotë Osmani synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.