Institucionet dhe partitë politike në Kosovë reaguan njëzëri kundër vendimit të gjykatës speciale të Hagës për të pranuar si prova dokumentet e marra në dorëzim nga autoritetet serbe. Reagimi i unifikuar i Prishtinës ngre shqetësimin se ky vendim kërcënon ta shndërrojë procesin gjyqësor ndaj ish udhëheqësve të UÇK në një proces të njëanshëm dhe të montuar me prova e dokumente të rreme nga Serbia.