Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka organizuar në Luginën e Preshëvës, festë për 28 Nëntorin, kjo pasi Serbia ka ndaluar përdorimin e flamurit kombëtar nga ana e institucioneve të Luginës së Preshevës. Kryetarja, Ardita Sinani e ka quajtur fakt të trishtë ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar nga Serbia. Sipas saj, ky akt paraqet shtypjen sistematike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zbehjen e identitetit të të drejtave legjitime që kanë shqiptarët.