Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe, raportojnë autoritetet atje. Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa thotë për KosovaPress se Serbia po synon që shqiptarët t’i dëbojë nga tokat e tyre. Mustafa u ka kërkuar autoriteteve vendore në Kosovë që të veprojnë njëjtë si Serbia, siç po veprohet me shqiptarët në Luginë të Preshevës.