Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për projektligjin e votuar më 21 janar nga anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, qe I kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçanërisht të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes një postimi në rrjetin social X, presidentja Osmani shkruan se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin se diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi nuk është i padukshëm apo të tolerohet.