Blerja e avionëve Rafale ka ashkaktuar debate të forta mes qeverisë serbe dhe opozitës. Kjo e fundit ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me flotën Rafale, e cila pritet të mbërrijë së shpejti në Beograd. Kryeministri Millosh Vuçeviq tha se si ministër i Mbrojtjes është përfshirë në negociatat për blerjen e avionëve luftarakë “Rafal” dhe tha se mezi pret që ata të arrijnë në Serbi. Por nga ana e saj, opozita ngriti dyshimet se këto avionë nuk janë të sigurt për vetë shtetin serb, pasi në një moment konflikti, Franca mund t’i fikë këto avionë me një buton. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Millosh Vuçeviç i cili tha se kjo është e pavërtetë dhe se është interesi kombëtar i Serbisë për të zgjeruar numrin e vendeve me të cilat ai bashkëpunon në industrinë e dedikuar dhe blerjen e armëve.