Asnjë zyrtar serb nuk do të përfaqësojë vendin në Bruksel gjatë punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ishte vetë presidenti Aleksandët Vuçiç, i cili njoftoi këtë vendimmarrje të politikës së jashtme gjatë një interviste për radiotelevizionin e Serbisë. “Unë besoj se po mbroj Serbinë dhe interesat e saj me këtë hap, sepse duhet të tregojmë se çfarë kemi bërë, dhe kemi bërë shumë” - tha Vuçiç, duke iu referuar faktit se përsëri nuk pati konsensus për hapjen e grupkapitullit të tretë me Serbinë.