Top News- Serbia armatoset me dronët kinezë, rajoni në rrezik, Vuçiç ‘kanos’ me Mig-ët rus
18/12/2025 18:16

Pas “Mig”-ëve rusë dhe “Rafale”-ve franceze, Serbia po kthehet te dronët dhe sistemet kineze kundërajrore PVO, duke importuar nga Kina vetëm gjatë dy viteve të fundit mallra me vlerë rreth 240 milionë euro. Sipas REL, nga të dhënat e Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen (SIPRI) në Stokholm, nga viti 2020 deri më 2024, Serbia ka importuar pjesën më të madhe të armëve nga Kina 57%, më pas nga Rusia 20% dhe Franca 7.4%. Ndërsa gjatë vitit 2024 nuk është raportuar për blerje të armatimit nga Kina. Sipas hulumtueses, Katarina Gjokiqit në SIPRI, nuk ka të dhëna të besueshme, sepse Serbia nuk e ka publikuar kurrë zyrtarisht numrin e sistemeve të armatimit dhe të pajisjeve ushtarake që i kanë mbërritur nga Kina. Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është deklaruar neutrale ushtarakisht. Ajo është bërë vendi i parë evropian që ka blerë dronët kinezë CH-92 dhe CH-95, si dhe sistemet PVO FK-3 dhe HQ-17. Droni CH-92 përdoret për mbledhjen e të dhënave inteligjente, mbikëqyrje dhe sulme të sakta ndaj objektivave tokësore. NË vitin 2019, sipas vlerësimeve të SIPRI-t, Serbia ka porositur tri sisteme PVO HQ-22 me 300 raketa, të cilat janë dorëzuar gjatë viteve 2022 dhe 2023. Varianti për eksport i këtij sistemi, i njohur si FK-3, ka një distancë mesatare veprimi prej 100 kilometrash dhe i është prezantuar publikut në prill të vitit 2022, në aeroportin ushtarak Batajnica, pranë Beogradit.

Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55