Top News/ Serbia armatoset deri në dhëmbë nga Rusia /Vuçiç prezanton ‘Repellent’, sfidon perëndimin
15/02/2024 11:38

Serbia mori një tjetër sasi armësh nga aleatja e saj Rusia, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prezantoi të mërkurën një sistem rus për bllokimin elektronik të dronëve i njohur si Repellent, blerjen e të cilit e kishte konfirmuar më herët. Armët e reja u prezantuan në qytetin e Nishit ne Serbinë jugore në prag të ditës së shtetësisë së Serbisë që shënohet këtë të enjte. “Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasukha, por është i shkëlqyer”, tha presidenti Vuçiç, duke iu referuar një sistemi rus të luftës elektronike. Armatimet mbërritën në Serbi disa muaj më parë, ndonëse hapësira ajrore e saj është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s që kanë rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë. Është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Moskën. Serbisë i është thënë që nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë sanksionet. Shumica e armatimeve ushtarake serbe janë nga Rusia, por edhe nga Kina si dhe nga disa prodhues evropianë të armëve dhe avionëve. Shumica e deklaratave të presidentit serb për kërcënimet e mundshme janë të përqendruara rreth Kosovës. “Nëse dikush do të përpiqej të kryente një agresion kundër Serbisë siç ndodhi në vitin 1999, teknikisht nuk do të ishte në gjendje ta bënte atë në të njëjtën mënyrë”, tha presidenti serb. “Ata do të duhej të sulmonin nga jashtë, nga distanca, nga deti Adriatik ose nga Mesdheu, me raketa”.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07