Aksioni policor në Veri të Kosovës për arrestimin e një prej krimineleve që sulmoi KFOR-in, është konsideruar si provokim nga Begradi zyrtar. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Millun Millenkoviq- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij. “Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd.